UBT News

Në Prizren gjendet një person pa shenja jete

Policia e Kosovës njofton se dje në Prizren një burrë është gjetur pa shenja jete.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prizren / 17.12.2023 – NN. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kompetent. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Exit mobile version