UBT News

Në Prizren, djali e sulmoi fizikisht të atin

Një burrë nga Prizreni ka raportuar se djali i tij në vazhdimësi pas disa mosmarrëveshjeve e ka sulmuar fizikisht atë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, nuk dihet vendndodhja e të dyshuarit.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi ka mosmarrëveshje me djalin e tij i cili e ka sulmuar fizikisht disa herë. I dyshuari nuk gjendej në shtëpi dhe për momentin nuk dihet ku ndodhet. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë./UBTNews

Exit mobile version