Një i mitur nga Prishtina është therur dje me thikë dhe është duke u trajtuar në QKUK. Sipas njoftimit të Policisë, i lënduari kishte një zënkë me një person dhe si pasojë e zënkës ka ndodhur lëndimi i viktimës.
I dyshuari është kontaktuar dhe do të lajmërohet në polici në ditët e ardhshme. Rasti është duke u hetuar./UBTNews