UBT News

Në Prishtinë për 24 orë u raportuan katër raste të dhunës

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës policia ka ndaluar tre persona për shkak se dyshohet se kanë ushtruar dhunë në familje.

Në katër raste të ndryshme është ushtrur dhunë ndaj grave, andaj në raportin e policisë thuhet se janë marrë masa ndaj këtyre personave.

Raporti i plotë:

1.Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

2.Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

3.Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht i dyshuari mashkull kosovar. Ankuesja ka deklaruar se me të dyshuarin ka probleme edhe më herët si dhe i njëjti është përdoruar i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar.

4.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Exit mobile version