Në Prishtinë ka nisur organizimi për të mbledhur ndihma, që më pas të dërgohen në Ukrainë, e cila po lufton kundër pushtimit rus.
Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar se në bashkësitë lokale në Prishtinë do të nisë mbledhja e ndihmave që më pas të dërgohen në Ukrainë.
Ajo ka publikuar edhe listën e produkteve, të cilat qytetarët mund t’i dhurojnë.
“Nëse keni dëshirë me dhuru ndonjë produkt shtëpie nga lista poshtë për fëmijë, pleq, gra e burra në Ukrainë, dërgoni pako në njërën nga 18 bashkësitë lokale në Prishtinë, prej sot (1/8) e deri t’enjten (4/8), ora 16:00”, shkroi Sahatçiu