UBT News

Në Prishtinë arrestohet një 22-vjeçar për kanosje dhe fajde

Një 22-vjeçar u arrestua në Prishtinë për veprat penale “Kanosje” dhe “Fajde”.

Policia sot informoi se të dyshuarit iu sekuestruan një armë zjarri, një karikator, një thikë dhe shtatë fishekë.

“Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit; A.O, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili mbrëmë rreth orës 22:00, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje”, informoi Policia.

Hetuesit policorë në koordinim me institucionet përkatëse kryen edhe procedurat rreth tri urdhëresave të gjykatës që i dyshuari i ka për vepra të tjera.

Exit mobile version