Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u regjistruan 767 raste të reja me COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se nga numri i përgjithshëm i rasteve që u konfirmuan sot, 434 janë nga komuna e Prishtinës.
Pastaj renditen Gjilani me 58 raste, Mitrovica me 41 raste, Gjakova me 33 raste, Ferizaj 31 raste, Fushë-Kosova 29 raste, Lipjani 16 raste, Vitia 14 raste, Vushtrria 13 raste, Skenderaj 12 raste, Kamenica 11 raste, Podujeva 11 raste, Rahoveci 11 raste, Prizreni 9 raste, Obiliqi 8 raste, Suhareka 7 raste, Drenasi 5 raste, Kaçaniku 5 raste, Deçani 4 raste, Peja 4 raste, komuna e Shtimes 4 raste, Dragashi 2 raste, Klina 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog dhe Novobërdë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sërish u ka bërë thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat antiCOVID./UBTNews