UBT News

Në Poloni rekord i rasteve të reja me COVID-19

Në Poloni gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 6 mijë e 526 raste të reja me COVID-19, njoftoi ministria e Shëndetësisë. Ndërkaq u raportua për 116 raste të vdekjeve si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Që nga fillimi i pandemisë në Poloni janë regjistruar 141 mijë e 804 raste me COVID-19, dhe 3 mijë e 217 viktima.

Vala e dytë e pandemisë është më e madhe sesa e para. Numri i rasteve tani është dhjetë herë më i madh sesa në pranverë.

Prandaj si rezultat i kësaj, u prezantuan masa të reja kufizuese, maska u bë e detyrueshme. Në vendet më të afektuara nga pandemia, baret dhe restaurantet duhet të mbyllen në ora 22:00./UBTNews

Exit mobile version