Qytetarët polakë protestuan në qendrat e qyteteve anembanë vendit të dielën për të mbrojtur një rrjet televiziv në pronësi të SHBA-së i cili është në shënjestër nga qeveria, përcjell UBT News.
Midis protestuesve kishte të moshuar, të cilët dekada më parë i rezistuan regjimit komunist të vendit dhe tani kanë frikë se demokracia që ata ndihmuan të vinte tani po humb.
Donald Tusk, kreu i partisë kryesore opozitare, u bëri thirrje polakëve të tregojnë solidaritet dhe të ndryshojnë udhëheqjen e tyre.
Protestat u thirrën pasi parlamenti miratoi të premten papritur një projektligj që do të detyronte Discovery Inc. të i’a shesë pjesën e saj kontrolluese të TVN, rrjetit më të madh televiziv të Polonisë.
Fati i projektligjit tani është te presidenti Andrzej Duda. Protesta kryesore të dielën u zhvillua përpara pallatit presidencial në Varshavë.
Udhëheqësit e qeverisë e kanë mbrojtur legjislacionin duke argumentuar se është e rëndësishme për sigurinë kombëtare të sigurojë që asnjë kompani jashtë Evropës nuk mund të kontrollojë kompanitë që ndihmojnë në formimin e opinionit publik.
Jarosław Kurski, zv.redaktor i gazetës Wyborcza – gazetë liberale që ka zbuluar një sërë skandalesh qeveritare dhe është paditur shumë herë nga aleatët e qeverisë – akuzoi partinë në pushtet se po kërkon të heshtë mediat për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme të Polonisë, të cilat janë planifikuar. në vitin 2023.
“Mafia ka pushtuar vendin. Ata duan të zotërojnë të gjitha elementet e jetës publike”, tha Kurski.
Shtetet e Bashkuara u kishin kërkuar ligjvënësve që të mos miratonin ligjin.
Duda, i cili është aleat me partinë në pushtet, gjatë verës tregoi se nuk do ta mbështeste këtë projektligj, por tani tha se duhet ende ta analizojë./UBTNews/