Policia e Kosovës njofton se të enjten pasdite në Podujevë një grua është gjetur pa shenja jete.
Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Në raportin 24 orësh thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është nën hetime.
“Podujevë / 14.12.2023 – 18:09. Është raportuar se viktima femër kosovare se është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.