UBT News

Në Plemetin të Obiliqit disa serbë e sulmuan një kosovar

Në fshatin Plemetin të Obiliqit, disa të mitur të nacionalitetit serb kanë sulmuar një të mitur kosovar. Policia njofton se shkak i incidentit, ka qenë një mosmarrëveshje verbale mes tyre.

“Njësitë policore menjëherë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore dhe në vendin e ngjarjes kanë arritur të sigurojnë informacione se viktima mashkull shtetas i Kosovës i nacionalitetit shqiptar (i mitur), nxënës i shkollës fillore në Plemetin, ishte sulmuar nga disa të dyshuar (po ashtu të mitur), nxënës të shkollës fillore “Shën Sava” në Plemetin.Njësitë policore kanë arritur të identifikojnë dy të dyshuarit shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb, të cilët dyshohet se kanë sulmuar fizikisht viktimën.”, njofton Policia.

Të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë./UBTNews

Exit mobile version