Pas një pushimi dy javësh, peruanët dolën përsëri në rrugë të mërkurën, duke bllokuar rrugët në mbarë vendin për të kërkuar dorëheqjen e presidentes Dina Boluarte. Ajo mori detyrën nga paraardhësi i saj i cili u rrëzua në muajin dhjetor.
Protestuesit përdorën gurë dhe goma djegëse për të bllokuar rrugët kryesore në rajonet jugore të Puno, Cusco, Apurimac dhe Arequipa, si dhe Junin në qendër, duke kërkuar dorëheqjen e presidentes Boluarte.
Në kryeqytetin Lima, policia shpërndau dhjetëra demonstrues me gaz lotsjellës ndërsa përpiqeshin të hynin në Kongres, ndërsa në Arequipa, oficerët përdorën gaz lotsjellës për të thyer qindra protestues.
Boluarte mori detyrën më 7 dhjetor si presidentja e parë grua e vendit të Amerikës së Jugut pas shkarkimit dhe arrestimit të Pedro Castillo, pasi ai u përpoq të shpërndante Kongresin dhe të sundonte me dekret./UBTNews/