Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Pejë nën dyshimin se ka marrë ryshfet.
I dyshuari Z. H., (1959), referent i lartë për regjistrimin e lëndëve jokontestimore, trashëgimore dhe vërtetimin e certifikatave me vulën e vërtetësisë pranë Gjykatës Themelore në Pejë, është inkriminuar në veprën penale, në rastin kur nga qytetari të cilit i shërben, konkretisht nga i dyshuari D. Sh. (1971), pranon një sasi të hollave.
Pas intervistimit është informuar prokurori i rastit i cili ka lëshuar vendimin mbi ndalimin policor prej 48-orësh. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
I dyshuari i dytë D. Sh. për veprën penale “dhënie e ryshfetit” nuk është intervistuar, pasi që i njëjti dyshohet se gjendet duke punuar dhe jetuar në Gjermani.