UBT News

Në Pediatri po trajtohen tre fëmijë me COVID-19, një në gjendje të rëndë

Në Klinikën e Pediatrisë, gjegjësisht në repartin COVID janë duke u trajtuar tre fëmijë, dy në gjendje stabile dhe një në gjendje të rëndë shëndetësore. Kështu deklaroi në një intervistë për Ekonomia Online, doktoresha Violeta Grajqevci.

“Numri i rasteve që janë të hospitlaizuar në Klinikën e Pediatrisë gjegjësisht në repartin Covid janë tre fëmijë. Gjendja e dy fëmijëve është stabile, kurse fëmija i tretë është me frymëmarrje të asistuar dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Për momentin vetëm njëri prej tre fëmijëve është në oksigjenoterapi në gjendje të rëndë”, deklaroi ajo.

Doktoresha Grajqevci tha se nuk kanë pasur asnjë rast të vdekjeve me variantin e ri të COVID-19.

“Ne nuk kemi pasur numër të vdekjeve me variantin e ri të sëmundjes me COVID-19. Kështu që për momentin nuk mund të flasim për shkaqe të vdekjes sepse nuk kemi pasur ndonjë rast të tillë”, tha Grajqevci.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 25 mijë e 290.

Exit mobile version