Zyrtari i Frontit Kombëtar të Rezistencës (NRF) i ngarkuar me çështjet e jashtme, Ali Nazari, tha sot se lëvizja e mbledhur në provincën e Panjshir në Afganistanin verilindor ka mijëra luftëtarë të gatshëm për të luftuar, por ai shprehu shpresën se bisedimet e paqes do të vazhdonte.
“Por nëse negociatat dështojnë, ne nuk do të pranojmë asnjë lloj agresioni talibanë”, tha Nazari, raporton BBC.
Ndërkohë, talibanët thanë se kishin rrethuar fortesën e NRF në provincën Panjshir dhe se selia e lëvizjes së rezistencës ishte nën rrethim.
Zyrtarët e lidhur me rezistencën kanë konfirmuar se talibanët po përparojnë në rajonin verilindor të kryeqytetit Kabul.
Amrulah Saleh, i cili ishte nënkryetar në qeverinë e përmbysur nga talibanët, dhe tani është në provincën e Panjshir, njoftoi në llogarinë e tij në Twitter se talibanët kishin mbledhur forcat pranë hyrjes në luginë.
Provinca Panjshir, dhe veçanërisht lugina me të njëjtin emër, është e njohur për organizimin e një lëvizjeje të suksesshme, duke përfshirë forcat kundërshtare sovjetike gjatë luftës 1979-1989, por edhe talibanët gjatë viteve 1990.
Krahina është ende nën kontrollin e NRF, e cila u themelua nga Ahmad Massoud, djali i heroit afgan dhe ikonës së lëvizjes së rezistencës, Ahmad Shah Massoud.
Nazari tha se lëvizja NRF ka “mijëra luftëtarë të gatshëm për të rezistuar”, megjithëse BBC nuk e konfirmoi në mënyrë të pavarur këtë pretendim.
“Sidoqoftë, ne preferojmë të negociojmë paqen para çdo lufte ose konflikti”, tha Nazari.