UBT News

Në Onkologji mungojnë citostatikët, besohet që këtë javë do të ndodhë furnizimi

Në Klinikën e Onkologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në të cilën brenda këtyre 9 muajve të vitit 2021 janë identifikuar rreth 300 gra me kancer të gjirit nga e premtja po mungojnë citostatikët që nevojitet për trajtimin e pacientëve të prekur nga kjo sëmundje, për të cilët u tha se po shpresojnë që brenda kësaj jave do të furnizohen.

Kjo u bë e ditur gjatë vizitës së parë pasi mori detyrën si ushtruese e detyrës së ministres ë Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku e cila këtë vizitë e konsideroi si mbështetje për pacientët e prekur nga kanceri i gjirit dhe profesionistët shëndetësorë.

Ushtruesja e detyrës së ministres ë Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku theksoi se luftimi i kancerit në Kosovë do të bazohet në një program nacional që do të zbatohet me një udhërrëfyes dhe protokolle moderne.

Gexha-Bunjaku ka bërë thirrje tek gratë që të bëjnë më shumë kontrolle mjekësore me qëllim të diagnostikimit të hershëm të këtyre sëmundjeve.

“Në 9 muajit e fundit janë trajtuar rreth 400 gra të moshës mbi 50 vjeç dhe çdo ditë ofrohen shërbime të ndryshme në një numër prej më shumë se 450 shërbime në ditë. Vlen të përmendet se asnjë pacientë që ka qenë në shërbim onkologjik dhe ka qenë i infektuar me COVID-19 nuk ka përfunduar me fatalitet dhe se vaksinimi i tyre në bazë të rekomandime mjekësore ka qenë prioritet[…]Si Ministri e Shëndetësisë do të ofrojmë mbështetjen tonë që luftën kundër kancerit në Kosovë ta bazojmë në një program nacional që zbaton udhërrëfyes dhe protokolle moderne dhe i cili i ndërlidh mirë të tria nivelet e kujdesit shëndetësorë[…]Jo vetëm në QKUK në Prishtinë por edhe në disa komuna tjera kanë vënë në punë mamografinë duke i zgjeruar këto shërbime dhe duke qenë më kudo të ndodhura dhe në shkallë më të gjerë dhe inkurajoj komunat që nuk kanë mamograf jo vetëm ta sigurojnë aparaturën por të sigurojnë edhe qëndrueshmërinë e skrininungut për kancer të gjirit”, theksoi ajo.

Ndërsa, drejtori i Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës(ShSKUK), Valbon Krasniqi u shpreh se situata pandemike në vend nuk ka penguar punën për avancimin e Klinikës së Onkologjisë e cila nga janari ka nisur edhe ofrimin e shërbimeve të brai-terapisë përmes të cilët janë trajtuar mbi 60 pacientëve.

Krasniqi njoftoi se nga java e ardhshme do fillojnë me shërbimin e mamografi mobile në komunat që nuk kanë këtë pajisje.

“Këtë vit kemi arritur që ta funksionalizojmë edhe aparaturën e re të radioterapisë dhe në ditë trajtohen rreth 15-shërbime të radioterapisë. Trajtimi i kancerit të gjirit por edhe sëmundjeve të tjera kancerogjene kërkon përfshirje më gjithëpërfshirëse të të gjitha institucioneve jo vetëm të Onkologjisë ne në kuadër të ShSKUK-ë në kuadër të mundësive tona dhe donatorëve kemi arritur që të fillojmë me procedurat të diagnostikimit të hershëm në mënyrë të veçantë të kancerit të gjirit, ku në Institutin e Patologjisë kemi investuar me pajisje mjekësore dhe reagenca dhe tani aty bëhet diagnostikim i hershëm në fazën zero. Ne shumë shpejt qysh gjatë javës së ardhshme meqenëse situata epidemilogjike me COVID-19 na mundëson të fillojmë me shërbimet e mamografisë mobile në komunat dhe qendrat që ende nuk kanë mamografe”, u shpreh Krasniqi.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi tha se në këtë nëntë mujor të vitit 2021 rreth 300 femra janë identifikuar me kancer të gjirit, ndërsa kjo Klinik ka ofruar mbi 200 mijë shërbime gjatë këtyre muajve.

Duke folur për mungesën e barnave nga lista esencial, Kurtishi tha se aktualisht ka mungesë të disa citostatikëve për të cilët beson se do furnizohen brenda kësaj jave.

“Këtë vit për 9 muajt e parë kemi kryer rreth 200 mijë shërbime, ndërkaq në Klinikën tonë në bazë të regjistrit që ne kemi në Klinik i cili nuk është i plotë ne kemi identifikuar rreth 300 femra me kancer të gjirit të moshave të ndryshme me dominim tek femrat mbi moshën 50 vjeçare, ndërkaq është interesat se për herë të parë vjet dhe sivjet është rritur numri i femrave të cilat diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes që jep shpresë për një trajtim më të mirë[…] Citostatikë kemi shumicën e citostatikëve i kemi në klinik por ka mungesë për dy-tre. Ky një është nga e premtja do thotë të premten nuk ka pasur shpresojmë që nesër, pasnesër me ndërhyrjen e drejtorisë qendrore ne të furnizohemi me atë ilaç dhe paramendojeni një pacientë i cili ka nevojë për atë trajtim është fjala për herceptin e merr falas nga Qeveria e Kosovës rreth 50 mijë euro shërbim brenda një viti e numri i tillë i femrave në Kosovë është rreth 100 deri 150 dhe deri tani gati gjithmonë e kanë këtë ilaç[…]jo nuk e sigurojnë pacientët për disa ditë presin dhe pastaj e marrin tek ne”, theksoi drejtori i Onkologjisë.

Lidhur me këto mungesa në Klinikën e Onkologjisë ,u.d e ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku tha se buxheti për listën esenciale ka qenë i ulët por që po bëjnë vazhdimisht përpjekje për plotësimin e mungesave.

“Ne në vitin 2021 e kemi një buxhet i cili është buxhet më i vogël se sa ai i vitit 2020 dhe që nga marsi i këtij viti qeveria ka bërë përpjekjet maksimale për të ofruar nevojat e buxhetit i cili ka qenë shumë i mangët për vitin 2021. Në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin e SHSKUK-së dhe ministrinë e Financave kemi bërë përpjekjet dhe vazhdojmë të bëjmë përpjekjet për plotësimin dhe ofrimin në përqindje sa më të larta të barnave edhe ofrimit të trajtimit të pacientëve onkologjik”, u shpreh ajo.

Lidhur me këto mungesa në Klinikën e Onkologjisë ,u.d e ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku tha se buxheti për listën esenciale ka qenë i ulët, por që po bëjnë vazhdimisht përpjekje për plotësimin e mungesave.

“Ne në vitin 2021 e kemi një buxhet i cili është buxhet më i vogël se sa ai i vitit 2020 dhe që nga marsi i këtij viti qeveria ka bërë përpjekjet maksimale për të ofruar nevojat e buxhetit i cili ka qenë shumë i mangët për vitin 2021. Në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin e SHSKUK-së dhe ministrinë e Financave kemi bërë përpjekjet dhe vazhdojmë të bëjmë përpjekjet për plotësimin dhe ofrimin në përqindje sa më të larta të barnave edhe ofrimit të trajtimit të pacientëve onkologjik”, u shpreh ajo.

Lidhur me problemin e placentave që janë në frigoriferët e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstertikës, drejtori i SHSKUK-së tha se ka disa muaj që janë në pritje të komunës së Prishtinës për të caktuar një hapësirë se ku do mund të groposen këto mbetje.

Ndërsa, për ikjen e profesionistëve shëndetësor, ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, tha se si ministri do punojnë për të ofruar kushte më të mira të punës por edhe paga dinjitoze përmes Ligjit të Pagave.

Muaji tetor njihet si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Exit mobile version