Gjatë së hënës kanë filluar punimet për ndërtimin e këtij objekti, ku i pari i Lipjanit tha se shumë shpejt do të finalizohet dhe do të jetë në funksion të fëmijëve.
Në ditën e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i komunës, Imri Ahmeti tha se gradualisht po përmirësohet edhe standardi i nevojshëm për mirëqenien e shaljanëve.
“Është kënaqësi e veçantë për të vën gurthemelin e një objekti të ri të çerdhes për këtë regjion, jo vetëm Shalës. Po besoj që do ju shërbejë shumë familjarëve të kësaj treve, të kësaj pjese për edukimin e brezave të rinj. Unë jam shumë i kënaqur që kemi arritur të ndajmë mjete të mjaftueshme dhe kjo çerdhe do të jetë shumë shpejt në funksion për fëmijët e këtij regjioni”, ka thënë ai.
Edhe drejtori i shkollës, Ali Shamolli theksoi se në Shalë po përmirësohet infrastruktura.
“Po plotësohet infrastruktura në regjionin e Shalës. Po plotësohemi edhe me çerdhe edhe me shkollën fillore dhe të mesme. Urime qytetarëve, urime mësimdhënësve dhe presim rezultate”, është shprehur ai.
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti gjatë ditës do të marrë pjesë në përurimin e dy çerdheve në Sllovi dhe në Gadime të Lipjanit