Dr. Mazen Kewara, drejtor turk i Shoqatës Mjekësore Siriane Amerikane (SAMS), foli drejtpërdrejt në CNN afër epiqendrës së tërmetit në Gaziantep, ku ai dhe familja e tij po strehohen në makinë. Kewara tha se momentalisht makina e tyre është vendi më i sigurt për ta.
“Ne nuk mund të qëndrojmë në ndërtesa. Ndoshta për orë të tëra. Ndoshta deri nesër. Une nuk e di”, deklaroi ai mes tjerash.
Turqia vazhdon të goditet nga pasgoditje, disa pothuajse aq të fuqishme sa tërmeti i parë, që nënkupton se nuk ka siguri të qëndrimi brenda.
“Në afërsi të ndërtesës sime, rreth 200-300 metra, është një ndërtesë e shembur. Ka shumë ndërtesa që janë shembur në Gaziantep”, tha Kewara.
SAMS është një organizatë e ndihmës mjekësore, që vepron në Siri dhe vendet fqinje./UBTNews/