UBT News

“Ne nuk jemi mish”, brohorasin protestuesit kundër mobilizimit në Rusi

Po vazhdojnë protestat në Moskë të Rusisë kundër thirrjes së presidentit, Vladimir Putin për të dërguar rezervistë në Ukrainë për të luftuar.

Këto protesta po përcillen me agresivitet nga policia kundrejt protestuesve.

“Ne nuk jemi mish, nuk jemi mish”, bërtiti një grua ndërsa u tërhoq zvarrë nga policia për të kundërshtuar vendimin, shkruan The Independent.

Mediat ruse kanë raportuar se deri në 300 mijë rezervistë janë thirrur, megjithatë mendohet se numri në të vërtetë është afër një milion, kështu duke nxitur një valë njerëzish që largohen nga vendi gjersa akoma munden.

Exit mobile version