Gjatë ditës së sotme është raportua nga Policia e Kosovës për një person të maskuar, i cili nën kërcënimin e armës ka hyrë në një lokal në Ferizaj për grabitje. Megjithatë në arkën në të cilën kishte depërtuar hajni i maskuar nuk kishte para.
“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, aty ka hyrë një person i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat mirëpo meqë nuk kishte para, është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport të PK-së.
Policia njofton se rasti po hetohet./UBTNews/