Rrufetë vranë 20 njerëz në tetë rrethe të shtetit lindor indian të Biharit në vetëm 24 orë, raporton BBC të mërkurën.
Më shumë shtrëngata me vetëtima parashikohen për ditën e sotme dhe nesër në pjesët veriore të vendit.
Zyrtarët e këtij shteti u bënë thirrje banorëve që të ndjekin me kujdes këshillat e autoriteteve të menaxhimit të fatkeqësive dhe njoftuan se familjeve të të vdekurve do t’u paguhet dëmshpërblim në shumën e pesë mijë dollarëve amerikanë.
Në Indi, qindra njerëz vdesin çdo vit nga goditjet e rrufesë gjatë sezonit musonik.
Numri i madh i viktimave është për faktin se një numër i madh njerëzish në Indi punojnë jashtë.