UBT News

Në një botë moderne, ja këshillat si të jesh prind i pjekur

Të bëhesh prind është më lehtë, por të jesh me të vërtetë i tillë kjo gjë kërkon mund e sakrificë.

Ndonjëherë ata që e marrin këtë epitet për herë të parë mund të kenë problematika, shkruan UBT News.

Në vazhdim do të ju japim disa këshilla se si sillet një prind tërësisht i pjekur.

Një baba i mirë e lejon fëmijën të ketë dëshirat dhe nevojat e veta, e do fëmijën pa kushte dhe nuk e merr aspak personale nëse fëmija nuk pajtohet totalisht me të.

Ata i shohin edhe gabimet si gjë njerëzore dhe dështimet janë pjesë e natyrshme e jetës, e udhëzon, edukon dhe e kupton fëmijën e vet duke e ditur po ashtu që ai në të ardhmen do ta ketë rrugën e vet personale.

Pra, prindër bëni kujdes me fëmijët tuaj, e sidomos kur ata janë duke u rritur e formuar si personalitet. /UBTNews/

Exit mobile version