UBT News

Në New York nuk do të ketë mbyllje, pavarësisht rritjes së rasteve me Covid-19

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, tha se ai është i përkushtuar për ta mbajtur qytetin të hapur edhe pse po përballet me një rritje të madhe të rasteve me koronavirus.

“Me vendosmëri e ndjej këtë: Jo më mbyllje. Ne i kemi kaluar ato”, tha de Blasio. “Ato ishin shkatërruese. Nuk mund ta kalojmë përsëri”.

De Blasio, në ditët e fundit të mandatit të tij si kryetar bashkie, do të vendosë deri në Krishtlindje nëse festimi i Vitit të Ri në Times Square do të vazhdojë siç ishte planifikuar.

Ngjarja ishte e vogël vitin e kaluar, por de Blasio kishte shpresuar ta mbante atë këtë vit me “fuqi të plotë”. Kjo ishte përpara se raportet për rastet e COVID-19 të rriteshin përsëri.

De Blasio tha se qyteti po rrit testimet, por mjeti më i madh për të luftuar pandeminë mbeten vaksinat. Ai njoftoi se qyteti do të fillojë të ofrojë një stimul prej 100 dollarësh për qytetarët që marrin një vaksinë përforcuese të vaksinës COVID-19 duke filluar nga e marta dhe deri në fund të vitit./UBTNews/

Exit mobile version