Me ngjyrë të kuqe janë lyer dyert e Pallatit të Drejtësisë dhe me mbishkrimin “Edhe sa gra të vrara?”.
Me thirrje e pankartat me mbishkrimet “Vrasja e grave është urgjencë kombëtare”, “Edhe sa thirrje të humbura”, “Feminizmi do të na çlirojë”, nis marshi nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë” kundër vrasjes së grave.
Në këtë protestë u kërkua llogari nga institucionet përkatëse për të gjitha grat e vrara, e mes tjerash u tha se nuk do kenë qetësi derisa të arrihet drejtësia në vend dhe te garantohet siguria.
Marshi është organizuar nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë” dhe ka nisur nga ora 10:00 nga Pallati i Drejtësisë për të vazhduar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.