Ka dështuar që të mbahet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në mungesë të kuorumit.
Në këtë mbledhje në rend dite ka qenë e paraparë që të shqyrtohet Raporti vjetor i punës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2023, si dhe Raportin vjetor të punës së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja, ka thënë se në mungesë të deputetëve mbledhja shtyhet për javën tjetër.
“Nisur nga kuorumi mbledhjen e shtyjmë për javën tjetër”, ka thënë Muja.