Në moshën 45-vjeçare vjen një “epidemi” sëmundjesh kronike, nga dhembjet e shpinës e deri te problemet e shëndetit mendor dhe presioni i lartë i gjakut: në fakt, gjatë moshës së mesme një në tre persona përballet me një ose më shumë probleme shëndetësore kronike.
Kjo u zbulua nga një studim epidemiologjik ende në progres, që përfshin një total prej 17 000 individësh, i botuar në revistën BMC Public Health.
Tashmë, në mesin e 40-vjeçarëve, sëmundjet dhe problemet shëndetësore nuk janë përjashtim, përkundrazi janë mjaft të përhapura.
Ndër problemet më të zakonshme janë ato që vijnë nga një konsum i rrezikshëm i alkoolit dhe që prekin 26 për qind të të rriturve të moshës së mesme; dhimbje të përsëritura të shpinës, që prekin 21 për qind të kësaj grupmoshe; probleme të shëndetit mendor, që prekin 19 për qind të tjerë; presioni i lartë i gjakut, për 16 për qind të të rriturve të moshës së mesme; së fundmi, artriti, diabeti i tipit 2, astma dhe bronkiti.
Nuk është një perspektivë e mirë që një grup i madh, ai i 40-vjeçarëve, tashmë vuajnë nga shëndeti i dobët, veçanërisht kur mendon se jetëgjatësia e njerëzve është rritur dhe, si rrjedhojë, të moshuarit e së nesërmes duket se do të jetojnë më gjatë me këto sëmundje dhe probleme fizike.