Një burrë është arrestuar në Mitrovicën e Jugut, pasi që gjatë një kontrolli Polica ka gjetur një thikë në veturën e tij.
Sipas Raportit ditor të Policisë, i dyshuari gjatë shoqërimit në stacion ka sulmuar tre zyrtarë policorë.
Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në veturën e tij i është gjetur një thikë, ndërsa në stacionin policor ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë. Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
