UBT News

Në Mitrovicë prifti me shtetësi serbe ankohet në Polici për persona të panjohur

Një prift serb, shtetas i Serbisë, është ankuar në Polici të Kosovës pasi siç ka thënë ai “persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e kishës”.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Suhodoll i Epërm në Mitrovicë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin.

“Sipas ankuesit nuk mungon asgjë”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

Exit mobile version