UBT News

Në Mitrovicë djali e theri me thikë babanë

Një 65-vjeçar është therur me thikë nga djali i tij mbrëmjen e së dielës në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti tregoi se të dielën mbrëma 65-vjeçari ka kërkuar tretman mjekësor.

I dyshuari mbetet në kërkim, ndërsa rasti po hetohet si “dhunë në familje” dhe “lëndim trupor”.

“Gjatë natës në Mitrovicë është raportuar një rast i “dhunës në familje”, ku viktima mashkull rreth 65-vjeçar, ka raportuar se pas një zënke ishte sulmuar nga i dyshuari djali i tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Sipas mjekut, lëndimet e natyrës së lehtë dyshohen t’i jenë shkaktuar nga një mjet i mprehtë”, tregoi Zahiti./UBTNews

Exit mobile version