Presidenti Vladimir Putin tha në një takim televiziv me mësuesit se Rusia ka “respekt të madh” për popullin ukrainas, pavarësisht nga ajo që ai e quajti “situatën aktuale”.
Duke folur për aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve të Ukrainës që ai shpalli territor rus të premten, Putin tha se priste që situata të “stabilizohej”.
Kujtojmë se në shtator, Matilda Kate Bogner, shefe e Misionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë, prezantoi disa nga gjetjet e raportit të saj të fundit para gazetarëve në Gjenevë të Zvicrës.
Sipas gjetjeve – deri në muajin e shtatë të konfliktit Rusi-Ukrainë – ekipi i Bogner kishte konfirmuar 14,059 viktima civile, me 5,767 njerëz të vrarë dhe 8,292 të plagosur. (Të dhënat janë përditësuar shumë herë që nga kjo periudhë).
Ndërsa e njëjta shtoi, se ndonëse prezantoi këto të dhëna, “ne e dimë se numrat aktualë ka të ngjarë të jenë dukshëm më të lartë”./UBTNews/