UBT News

Në mes të pushtimit, forcat ruse shpallin një korridor “të sigurt” për largimin e banorëve të Kievit

KYIV, UKRAINE - FEBRUARY 27, 2022 - Smoke rises over the part of Ukraine's capital situated on the right bank of the Dnipro River in the morning on Sunday, Kyiv, capital of Ukraine. (Photo credit should read Evgen Kotenko/ Ukrinform/Future Publishing via Getty Images)

Ushtria ruse njoftoi një korridor “të hapur dhe të sigurt” për civilët ukrainas që të largohen nga kryeqyteti, Kiev, të hënën, përcjell UBT News.

“Ne i bëjmë thirrje popullit të Kievit. Të gjithë civilët në qytet mund të largohen lirisht nga kryeqyteti i Ukrainës përgjatë autostradës Kiev-Vasilkov (Vasilkiv). Kjo rrugë është e hapur dhe e sigurt”, tha gjeneralmajor rus Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë ruse së Mbrojtjes, në një deklaratë.
“Edhe një herë dua të theksoj se forcat e armatosura të Federatës Ruse godasin vetëm objektivat ushtarake. Popullsia civile nuk është në rrezik”.

Të paktën 352 civilë në Ukrainë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, duke përfshirë 14 fëmijë. Autoritetet ukrainase kanë akuzuar forcat ruse se kanë shënjestruar infrastrukturën civile, duke përfshirë edhe ndërtesat e banimit dhe shkollat.

Deklarata e Konashenkov përfshin gjithashtu një pretendim të pabazë se qeveria ukrainase po përdorte banorët e Kievit si një “mburojë njerëzore”, duke përsëritur një pretendim se “nacionalistët” ukrainas kanë vendosur artileri në zonat e banuara të kryeqytetit.

Ekipet e CNN në Kiev kanë parë vullnetarë civilë ukrainas, madje edhe anëtarë të Parlamentit, duke marrë armët dhe duke bërë përgatitje për të mbrojtur kryeqytetin./UBTNews/

Exit mobile version