Twitter ka konfirmuar të dyja largimet dhe tha se kompania po ndalon shumicën e punësimeve, përveç atyre që kanë role kritike për biznesin.
Twitter shkarkoi dy nga menaxherët e saj të lartë të premten, shenja e fundit e trazirave të brendshme mes blerjes së planifikuar të kompanisë nga miliarderi i Tesla-s, Elon Musk.
Një menaxher i përgjithshëm i Twitter, Kayvon Beykpour, u largua pas shtatë vitesh. Në një seri postimesh të enjten, Beykpour tha se shefi Parag Agrawal “më kërkoi të largohesha pasi më bëri të ditur se ai dëshiron ta çojë ekipin në një drejtim tjetër”.
Bruce Falck, drejtuesi i të ardhurave dhe produkteve të Twitter, u pushua gjithashtu.
“Unë ua dedikoj këtë Tweet këtyre inxhinierëve dhe ju falënderoj të gjithëve për mundësinë për të shërbyer përkrah jush. Ka qenë e mrekullueshme. Ka shumë më tepër për të bërë, kështu që kthehuni në punë, mezi pres të shoh se çfarë ndërtoni” shkroi Falck në Twitter./UBTNews/