UBT News

Në Merdare pritjet e bashkatdhetarëve për të dalë nga Kosova deri në pesë orë

Bashkatdhetarët po presin deri në pesë orë në pikë kalimin në Merdare për të dalë nga Kosova, duke bërë që kolona të jetë deri në 2 mijë e 400 metra. Ndërsa për të hyrë pritjet janë vetëm 3 deri 5 minuta. Ndërsa për të hyrë, pritjet janë vetëm 3 deri në 5 minuta.

Sipas Qendrës Kombëtare të Menaxhimit kufitar, kolona ka edhe në pikat kufitare Mutivodë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.

Në Mutivodë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në një orë, ndërsa kolona arrin deri në 150 metra.

Te Dheu i Bardhë bashkatdhetarët po presin deri në 50 minuta, derisa në Muçibabë raportohet për pritje deri në 25 minuta.

Exit mobile version