Bashkatdhetarët po presin deri në pesë orë në pikë kalimin në Merdare për të dalë nga Kosova, duke bërë që kolona të jetë deri në 2 mijë e 400 metra. Ndërsa për të hyrë pritjet janë vetëm 3 deri 5 minuta. Ndërsa për të hyrë, pritjet janë vetëm 3 deri në 5 minuta.
Sipas Qendrës Kombëtare të Menaxhimit kufitar, kolona ka edhe në pikat kufitare Mutivodë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.
Në Mutivodë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në një orë, ndërsa kolona arrin deri në 150 metra.
Te Dheu i Bardhë bashkatdhetarët po presin deri në 50 minuta, derisa në Muçibabë raportohet për pritje deri në 25 minuta.