UBT News

Në Merdarë 20 minuta pritje për të dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se sot nuk ka pritje të gjatë në pikat kufitare në dalje të Kosovës, me përjashtim në Merdarë ku pritjet janë deri në 20 minuta. Në të gjitha pikat tjera kufitare pritjet në hyrje dhe dalje janë nga 3-5 minuta.

Ditëve të fundit ka pasur kolona e pritje të gjata në pikat kufitare, ku pritjet në Merdarë ka pasur raste që kanë shkuar deri në tetë orë.

Ditë më parë Policia e Kosovës ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare e të mos përqendrohen vetëm në Merdar pasi po krijohet kolona e pritje të gjata.

Exit mobile version