Në Mbretërinë e Bashkuar filloi vaksinimi me dozat e vaksinës Moderna. Vaksinimi me këtë vaksinë ka filluar së pari në Uells, për të vazhduar pastaj në shtetet tjera.
Kjo vaksinë është aprovuar si e sigurt dhe efektive për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar, në muajin janar.
Nuk dihet ende se kur do të fillojë vaksinimi në vendet e tjera të Mbretërisë së Bashkuar, por Nicola Sturgeon tha se Skocia ka pranuar dozat e para të kësaj vaksine.
Mbretëria e Bashkuar ka 17 milionë doza të vaksinës Moderna./UBTNews