UBT News

Hiqen nga marketet e Mitrovicës gështenjat

Në komunën e Mitrovicës, inspektorët kanë larguar nga tregu gështenjat, meqë është vërtetuar që pjesa dërrmuese e gështenjave ishin të mykura dhe të krimbura.

Komuna njofton se deri te ky vendim erdhi pas ankesave të shumta nga qytetarët.

“Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Drejtoria e Inspekcionit ka marrë aksion në marketet e mëdha dhe tek pemëshitësit për largimin e gështenjave nga tregu.Kjo pasi që inspektorët komunal me rastin e inspektimit në ato markete kanë vërtetuar që pjesa dërrmuese e gështenjave ishin të mykura dhe të krimbura, ku ato me vetë dëshirë janë larguar nga pronarët e dyqaneve”, thuhet në njoftim./UBTNews

•Inspektorët Komunal të mobilizuar për kontrollime të gjërave ushqimore në markete• Pas ankesave të shumta nga…

Posted by Komuna e Mitrovicës – Faqe zyrtare on Monday, January 25, 2021

Exit mobile version