Në komunën e Mitrovicës, inspektorët kanë larguar nga tregu gështenjat, meqë është vërtetuar që pjesa dërrmuese e gështenjave ishin të mykura dhe të krimbura.
Komuna njofton se deri te ky vendim erdhi pas ankesave të shumta nga qytetarët.
“Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Drejtoria e Inspekcionit ka marrë aksion në marketet e mëdha dhe tek pemëshitësit për largimin e gështenjave nga tregu.Kjo pasi që inspektorët komunal me rastin e inspektimit në ato markete kanë vërtetuar që pjesa dërrmuese e gështenjave ishin të mykura dhe të krimbura, ku ato me vetë dëshirë janë larguar nga pronarët e dyqaneve”, thuhet në njoftim./UBTNews
•Inspektorët Komunal të mobilizuar për kontrollime të gjërave ushqimore në markete• Pas ankesave të shumta nga…
Posted by Komuna e Mitrovicës – Faqe zyrtare on Monday, January 25, 2021