UBT News

Në Malishevë gjendja tejet e rënduar, kërkohet evakuimi i banorëve

Shtabi emergjent komunal në Malishevë sot në mëngjes e ka shqyrtuar situatën e ditëve të fundit, ku si pasojë e vërshimeve dhe përmbytjeve, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

“Shtabi emergjent e ka vlerësuar si tejet të rënduar gjendjen në terren. Disa rrugë dhe ura janë mbuluar nga uji, ndërsa ka dëme të konsiderueshme në sektorin e biznesit privat, pasi uji ka depërtuar në disa lokale afariste në qytetin e Malishevës dhe në vendbanime tjera, e po ashtu uji ka depërtuar edhe në disa shtëpi private. Si rezultat i kësaj situate, ka kërkesa për evakuime dhe strehim të përkohshëm të familjeve”, njofton komuna e Malishevës.

Të gjitha ekipet emergjente dhe të sigurisë janë në terren duke u marrë me situatën, ndërsa shtabi emergjent ka vendosur edhe për mobilizimin e vullnetarëve dhe shtimin e kapaciteteve për reagim./UBTNews

Exit mobile version