Një person nga fshati Lubizhdë e Prizrenit ka raportuar në polici se ia kanë vjedhur 51 korniza të dritareve në objektin e tij.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur, nga objekti kanë vjedhur 51 korniza të dritareve të dimensioneve të ndryshme, material plastik me vlerë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton Policia e Kosovës./UBTNews