Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë tre të dyshuar në Skenderaj për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Sipas njoftimit të PK-së, mbrëmë morën informatën se në një lokal organizoheshin lojëra të fatit. Policia ka arritur ta identifikoj vendin e ngjarjes, ku në një lokal me mbishkrimin “Gjellëtore” dyshohej se ishin duke organizuar lojëra fati. Në lokal janë hasur tre persona të dyshuar si dhe janë gjetur katër TV, një shtëpizë kompjuteri, një tastierë kompjuteri dhe një printer, te cilat dyshohet se janë përdorur per lojëra fati-bastore sportive. Të gjitha pajisjet në fjalë janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.
“Personat e dyshuar F.A., 2- vjeçar, N.F., 37-vjeçar dhe A.Rr., 33-vjeçar, janë arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Skenderaj dhe pas procedurës se intervistimit me udhëzim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”’, thuhet në njoftim./UBTNews