UBT News

​Në kushte të rënda atmosferike, kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometërsh

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka njoftuar se kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marshuar suksesshëm prej 12.8 kilometra në liqenin e Batllavës.

Sipas Maqedoncit ky marshim është përfunduar suksesshëm në rrethinën e liqenit të Batllavës përkundër kushteve të rënda atmosferike.

“Një tjetër marshim i suksesshëm prej 12.8 km i përfunduar nga kadetët tanë në rrethinën e liqenit të Batllavës, përkundër kushteve të rënda atmosferike me temperatura të ulëta dhe reshje të dendura bore. Me disiplinë, vendosmëri dhe një frymë të fortë bashkëpunimi, ata dëshmuan edhe një herë përgatitjen dhe përkushtimin e udhëheqësve tanë të ardhshëm ushtarak. Krenarë për suksesin dhe shpirtin e tyre të palëkundur”, ka shkruar Maqedonci.

 

Exit mobile version