UBT News

​“Në kundërshtim me parimet kushtetuese”, Prokuroria Speciale i reagon Kurtit pas kritikave për mosefikasitet

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar pas komenteve të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili tha se PSRK-ja duhet të jetë më efikase në ndjekjen e kriminelëve të luftës.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria ka thënë se komentet “e vazhdueshme” të Kurtit për punën e saj janë në kundërshtim të plotë me parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve dhe standardeve ndërkombëtare për pavarësinë e gjyqësorit.

PSRK-ja i ka bërë thirrje kryeministrit dhe çdo zyrtari tjetër shtetëror që të shmang deklarimet publike të cilat, sipas saj, nuk përkojnë me gjendjen reale.

Exit mobile version