Ndërsa Dita Botërore e Lirisë së Shtypit përkujtohet më 3 maj, konflikti në Gaza nxit shqetësimet për sigurinë e gazetarëve, siç dëshmon edhe vdekja e kameramanit të Al Jazeera, Samer Abu Daqa, gjatë bombardimeve izraelite. Funerali i tij u mbajt në Khan Yunis, duke sjellë një moment të trishtueshëm për kolegët dhe familjen e tij.
Situata në Gaza është alarmante për median dhe gazetarët, veçanërisht pas raportimeve të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) dhe Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) që tregojnë se kjo është periudha më vdekjeprurëse për gazetarët në këtë zonë. Mbi 100 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë në shtatë muajt e parë të luftës në Gaza, shumica prej tyre palestinezë. Sipas zyrës së medias në Gaza, mbi 140 gazetarë janë të vrarë, që mesatarisht është pesë gazetarë çdo javë që nga fillimi i tetorit. Këto statistika shprehin një realitet të tmerrshëm për gazetarët që punojnë në këtë zonë të konfliktit.
Volker Turk, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, në një deklaratë u shpreh se humbja e një gazetari është humbja e një zë për të vërtetën. Dita Botërore e Lirisë së Shtypit ka për qëllim të mbrojë lirinë e shtypit dhe të festojë vlerat e së vërtetës, por në këtë kontekst ajo rrit nevojën për mbrojtjen e gazetarëve që punojnë në mjediset më të vështira.
Gazetarët e Al Jazeera-s janë ndër viktimat e fundit të këtij konflikti. Hamza Dahdouh dhe Mustafa Thuraya u vranë nga raketat izraelite në Khan Younis. Një tjetër ngjarje tragjike ishte vdekja e kameramanit Samer Abudaqa, i cili u plagos rëndë në një sulm me dron izraelit dhe u vdiq pas disa orësh nga plagët. Rrjeti Mediatik Al Jazeera ka reaguar ashpër ndaj sulmeve, duke kërkuar masa të menjëhershme ligjore kundër forcave okupuese për të siguruar drejtësi për viktimat e tyre.
Kjo rritje në numrin e viktimave dhe sulmet ndaj gazetarëve thekson rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së shtypit në zonat e konfliktit dhe nevojën për veprime urgjente për të garantuar sigurinë e gazetarëve që punojnë në kushte të vështira. Më shumë se 100 gazetarë dhe punonjës të medias, shumica dërrmuese palestinezë, janë vrarë në shtatë muajt e parë të luftës në Gaza, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) dhe Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Zyra e medias e Gazës ka numrin në më shumë se 140 të vrarë, që mesatarisht është pesë gazetarë të vrarë çdo javë që nga 7 tetori.
Që nga fillimi i luftës, të paktën 34 mijë e 596 palestinezë janë vrarë dhe 77 mijë e 816 të tjerë janë plagosur në Gaza. Më shumë se 8 mijë të tjerë janë të zhdukur, të zhytur nën rrënoja.
Jonathan Dagher, Shefi i tavolinës së RSF-së për Lindjen e Mesme tha në një deklaratë në prill, se gazetarët e Gazës duhet të mbrohen, ata që dëshirojnë duhet të evakuohen dhe portat e Gazës duhet të hapen për mediat ndërkombëtare.
“Të paktët gazetarë që kanë mundur të largohen dëshmojnë për të njëjtin realitet të tmerrshëm të sulmimit, plagosjes dhe vrasjes së gazetarëve… Gazetaria palestineze duhet të mbrohet urgjentisht”, tha ai./UBTNews/
Përktheu nga Al Jazeera: Dionesa Ebibi