Komuna e Prishtinës po vazhdon me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet me situatë të rëndë socio-ekonomike. Në njoftimin e komunës së Prishtinës thuhet se po mbështeten ato familje që kanë nevojë për ndihmë e sidomos në këtë periudhë.
“Po vazhdojmë me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet me situatë të rënduar sociale e ekonomike, e cila u është vështërsuar edhe më shumë gjatë kohës së pandemisë.Prishtina vazhdimisht solidarizohet e i mbështet të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë e veçanërisht tani në këto ditë të vështira e plot sfida.”, thuhet në njoftimin e komunës./UBTNews