UBT News

Në kryeqytet kafshohet nga qentë endacak një grua shtatzënë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas rastit të kafshimit të një gruaje shtatzënë në kryeqytet nga qentë endacak.

Ahmeti theksoi se situata me qentë endacak është alarmante në çdo komunë të Kosovës. I pari i Prishtinës njoftoi se edhe njëherë javën e kaluar të gjitha komunat përmes Asociacionit në takim urgjent me AVUK kërkuan strategji emergjente për dalje nga kriza, por Ahmeti u shpreh se hasën në vesh të shurdhër thua se është thjeshtë çështje administrative.

“AVUK ka marrë buxhet 1.3 milion euro për krejt Kosovën për këtë çështje por sot jemk më keq se që kemk qenë. Ligji kërkon që qentë endacak të trajtohen dhe të KTHEHEN në rrugë. Vetëm veterinari i certifikuar mund të vendos për eutanazimin e qenit dhe vetëm në qoftë se është i sëmurë. Përkundër qindra mijëra eurove të shpenzuara edhe nga Komuna kjo çështje nuk mund të zgjidhet nga komunat veç e veç. Kjo kërkon strategji gjithëpërfshirëse dhe hapa emergjent tani”, shkroi Ahmeti në Facebook.

Kreu i Prishtinës kërkoi nga presidenti, kryeministri dhe deputetët t’u japin përgjegjësinë e plotë komunave ose ta shpallin gjendjen emergjente për ta trajtuar situatën./UBTNews

Exit mobile version