Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi thotë se deri në këto momente KQZ ka pranuar deklarimin e katër koalicioneve ndërmjet partive politike të regjistruara.
Koalicioni i fundit sipas tij është paraqitur ai në mes Demokratska Stranka Boshnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, me emrin e koalicionit: KOALICIJA VAKAT.
Koalicionet janë si në vijim
- Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa Balli, me emrin e koalicionit: PDU – BALLI KOMBIT;
- Aleana për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, me emrin e koaliconit: AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS, NISMA – NISMA SOCIALDEMOKRATE, LISTA KONSERVATORE, FORUMI INTELEKTUAL – E – 30; dhe
- Nasha Inicijativa dhe Bošnjačka Stranka Kosova, me emrin e koalicionit: NAŠA BOŠNJAČKA KOALICIJA.
- Demokratska Stranka Boshnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, me emrin e koalicionit: KOALICIJA VAKAT.
Sot në orën 16:00 përfundon afati për të gjitha partitë politike të regjistruara në Kosovë që të njoftojnë KQZ-në se në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të garojnë si pjesë e koalicionit.