Gjatë muajit janar 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 839.43 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 561.77 GWh, ose 0.24% më i madh sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak, në janar 2022.
Kështu thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë, për muajin janar 2023.
“Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 18.95%. Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në janar 2023 ishte 348.09 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike ishte 171.66 GWh (këtu është përfshirë edhe sasia e transmisionit)”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, sipas këtij raporti, prodhimi i thëngjillit ishte rreth 7.95 mijë ton, ose 1.64% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak në janar 2022.