Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të vaksinohen pa zgjedhur vaksinat, duke u shprehur se si Astra Zeneca si ajo e Pfizer-it, janë të sigurta.
Ministri Vitia njoftoi se së shpejti pritet të arrijnë edhe 150 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca nga Gjermania.
“Së shpejti presim edhe arritjen e mbi 450 dozave të Pfizer, nga COVAX pjesë e donacionit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbrëmë ashtu siç kemi paralajmëruar ka arritur kontingjenti prej 53 mijë vaksinave nga Pfizer nga kontrata e gjeneruar. Deri në fund të javës presim të arrijnë edhe 150 mijë doza tjera të vaksinës Astra Zeneca nga Gjermania”, ka thënë Vitia./UBTNews