UBT News

Në Kosovë janë 1 mijë e 695 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 17 mijë e 139 nga 81 mijë e 704 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14 mijë e 787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 695./UBTNews

Exit mobile version